Aktualitet

Gjykata pushon çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë

Shkruar nga Liberale
Gjykata pushon çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe për shtetasin Shkëlqim Fusha, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gjyqtari, Sokol Tona, vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elemente të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e Aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH