Aktualitet

Gjykata e Apelit shfuqizon vendimin, Luan Daci kthehet në detyrë

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Apelit shfuqizon vendimin, Luan Daci kthehet në detyrë

Gjykata e Apelit ka fuqizuar vendimin e Gjykatës së Posacme kundër krimit dhe Antikorrupsionit, e cila pezulloi nga detyra Luan Dacin, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Luan Daci akuzohet nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe se ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997, në dosjen e aplikimit për komisioner të KPA-së.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra, por Apeli sot e shfuqizoi këtë vendim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH