Aktualitet

Gjykata e Apelit e shpalli Bashën sërish të pafajshëm, reagon Balla

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Apelit e shpalli Bashën sërish të pafajshëm,

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, sa i përket lobimit në SHBA.

Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re dhe Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm liderin e PD, tashmë për herë të dytë.

Mirëpo pas kësaj ka reaguar, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili thotë se vendimi i sotëm i Apelit nuk i ka dhënë pafajësi liderit të PD, por thjesht ka vonuar drejtësinë.

Teksa publikon disa të dhëna të tjera, që sipas tij, faktojnë lobimin e Bashës prej 675 mijë dollarë, Balla paralajmëron se ditët në vijim do të paraqesë kallëzim të ri penal në SPAK ndaj kreut të demokratëve.

Reagimi i Taulant Ballës:

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763

?dokumenti i parë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë

?dokumenti i dytë (foto)

https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

?dokumenti i tretë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH