Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremi, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, do të mbajë një koncert në Shqipëri.
Lajmin emocionues e bëri të ditur vetë artisti gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.
“Ndonjë koncert në Shqipëri?”, u pyet Gjoni, i cili u përgjigj: “Po, në ‘Zafestival’. 31.07.2021”.
Gjatë intervistave të ndryshme që ka dhënë, Gjoni ka treguar se karrierën e tij artistike do ta vazhdojë në Paris, Francë.
Megjithatë, ai pohoi se kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.
“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanian’s Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’. Dua tu them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”,- tha në atë kohë Muharremaj.