Aktualitet

Gjiknuri uron Gramoz Ruçin për 70-vjetorin: I dhe shumë familjes socialiste

Shkruar nga Liberale
Gjiknuri uron Gramoz Ruçin për 70-vjetorin: I dhe shumë

Ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi mbush sot 70 vjeç. Mes urimeve nuk ka munguar as mesazhi i Damian Gjiknurit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ai zgjodhi që përmes një postimi të uronte Ruçin në ‘Facebook’.

Sipas Gjiknurit, Gramoz Ruçi i dha shumë familjes socialiste, duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi.

POSTIMI I PLOTË

Gëzuar 70-vjetorin Gramoz! Një urim i përzemërt për mikun tonë Gramoz Ruçi, një prej figurave më të rëndësishme dhe me kontribute të pashlyeshme në historinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Me urtësinë dhe mençurinë e tij, Gramozi i dha shumë familjes sonë socialiste duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi. Një figurë përbashkuese edhe në ato momente delikate të familjes sonë politike kur kishim nevojë më shumë se kurrë për të qenë bashkë!

Edhe vendimi i vetëm pak muajve më parë për tu shkëputur nga jeta aktive politike ishte një tjetër leksion demokracie dhe pjekurie politike. Një shembull me vlerë dhe standard që duhet respektuar. Edhe 100 Gramoz!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH