Aktualitet

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në takimin e parë sepse burrat nuk i tolerojnë

Shkruar nga Liberale

Meraku në një takim të parë njohjeje është shumë i madh, kryesisht kur bëhet fjalë për gratë. Ato shpesh përgatisin një listë të gjatë për mënyrën e sjelljes, veshjen, zgjedhjen e ushqimit, apo se si do të takohen në momentin e largimit.

Kjo sepse gratë dhe vajzat janë më emocionale dhe ekspresive. Por nuk do të thotë se burrat janë më pak detajistë. Madje, mos gaboni të bëni këto pesë gjëra në takimin tuaj të parë, sepse ata nuk do ua tolerojnë.

Vonesa

Po vajza, djemtë e kuptojnë nevojën tuaj për të ardhur me vonesë, sepse në fund të fundit ju dëshironi të shkoni me të gjithë sharmin tuaj, ndërkohë që ai është duke ju pritur të hyni nga momenti në moment. Por dijeni se kjo nuk është ajo që ata pëlqejnë.

Vrazhdësia

Të sjellurit në mënyrë të vrazhdë me personat që ju rrethojnë në atë moment nuk ju bën aspak të dukeni tërheqëse. Edhe nëse diçka me porosinë tuaj nuk është ashtu siç e keni kërkuar, mos u sillni keq me ata që ju shërbejnë.

Mos flisni shumë dhe dëgjoni mjaftueshëm

Në daljet tuaja, nëse flisni më shumë se sa duhet dhe dëgjoni shumë pak, ky është një tjetër element që burrat nuk pëlqejnë dhe e bëni që të largohet që në takimin e parë.

Nëse ju flisni pak dhe dëgjoni më tepër, kjo konsiderohet një shenjë respekti nga parteri që keni përballë.

Mos dërgoni mesazhe

Vërtetë në atë moment ka diçka më të rëndësishme se njohja e personit me të cilin keni dalë në takim?

Nëse nuk jeni një mjek/e, atëherë do të ishte mirë ta fiknit telefonin dhe të përqëndroheni në qëllimin tuaj, në të kundërt duket se ju mungon vëmendja dhe dëshira për të vazhduar njohjen.

Shumë burra ankohen për sjelljet e grave në takimin e parë, sepse të aktruarit pët tu dukur si indiferente, deri tek ftohtësia e plotë që ato të fitojnë vëmendjen e partnerit, do të çojë në rezultat të kundërt. Në fund të fundit është e kuptueshme se qoftë burrë apo grua, secili ka nevojë për vemendjen e personit përballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH