
Një i dënuar raportohet se ka varur veten brenda qelisë së burgut të Durrësit.
Bëhet me dije se i burgosuri është kapur në kohë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ai është pikasur nga gardianët, të cilat më pas kanë njoftuar menjëherë ambulancën. Por edhe pse iu dha ndihma e parë, 44 vjeçari ndërroi jetë në spital.
Ai ishte dënuar me 14 vite burg për vrasje.
Pritet që më tej Policia e qytetit bregdetar të zbardhë më tepër detaje rreth kësaj ngjarje.
Kjo është një ngjarje e përsëritur kohët e fundit, në qelitë e vendit tonë.