“Ndryshimi i kufijve do të thoshte hapja e kutisë së Pandorës”, thotë Valentin Inzko. Si Përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë, detyra e tij është të mbajë paqen, e cila ka qëndruar që kur Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund konfliktit në 1995, pas pothuajse katër vjet luftimesh që kushtuan me rreth 100,000 jetë.
Shkaku i tronditjes së tij ishin një palë dokumentesh jozyrtare që sugjerojnë se disa nga kufijtë në Ballkan duhet të rishikohen. Të ashtuquajturat “non-paper” bënë xhiron e qarqeve diplomatike, përpara se të merreshin nga media në Ballkanin Perëndimor.
Sa i përket Bosnjës, përfaqësuesi i saj i lartë nuk do të marrë sugjerime se përgjigjja e mosfunksionimit të saj të vazhdueshëm do të ishte rishikimi i kufijve të saj kombëtarë.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!