Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, skualifikohet Altin Dumani

Shkruar nga Liberale
Gara për kreun e SPAK, skualifikohet Altin Dumani

Ka filluar mbledhja për zgjedhjen e kreut të SPAK. Mësohet se është skualifikuar nga gara Altin Dumani. Ai mori 4, nga 6 vota që duhen minimalisht.

Gjatë intervistës ditën e djeshme, Dumani u shpreh sot para KLP-së se vlerëson kolegët e tij që duan të drejtojnë këtë institucion të rëndësishëm, por theksoi se pika e tij më e fortë është eksperienca 20-vjeçare në luftën kundër krimit të organizuar.

Ndër të tjera ai ka thënë se ka kaluar mbi 4 mijë dosje dhe ka qenë i mbrojtur nga Policia për 9 vjet.

Vlerësoj maksimalisht të dy kolegët që kandidojnë. Besoj se pika ime e fortë është eksperienca e pasur 20 vjeçare në luftën kundër krimit të organizuar.

Kam kaluar mbi 4000 dosje ku jam përballur me gjithë ngjarjet e mundshme në gjithë territorit. Karriera ime është fokusuar në luftën kundër krimit organizuar, kam demonstruar këtë, kam qenë drejtues e Krimeve të Renda. Kam drejtuar grupe hetimore duke arritur të zbardhim çeshtje të rëndësishme. Çmoj punën në grup dhe vlerësoj mendimet dhe punën e kolegëve të mi. Kam qenë 9 vjet i mbrojtur nga Policia e Shtetit por kam vazhduar pa u trembur nga presionet. Kam një pikë e dobët: menaxhimi i kokës deri aty ku harroj çdo gjë tjetër dhe familjen për të përmbushur misionin tim”, tha Dumani./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH