Aktualitet

Funksionimi i TAP, Yuri Kim: Hap strategjik për Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Funksionimi i TAP, Yuri Kim: Hap strategjik për Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e konsideron një hap të rëndësishëm ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë vendin tonë pjesë integrale e arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Ky është hap strategjikisht i rëndësishëm. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”, shkruan Kim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH