Prej ditësh ishte përfolur se Tea Trifoni dhe ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, Beart Rexhepi ishin në një lidhje bashkë, por kjo gjë nuk ishte pranuar nga asnjë palë.
Madje para pak ditësh Tea doli edhe me një video ku sqaronte se akuzat e hedhura nga ish-konkurrentja tjetër Shqipe Hysenaj, nuk ishin gjë tjetër vetëm inate dhe shenja homofobike të saj.
Por sot kanë dalë foto ku Tea shihet duke u puthur me Beart Rexhepin dhe na konfirmuan se janë çift. Nje reagim ka pasur edhe nga motra e Beartit, e cila ka publikuar foton dhe e ka shoqëruar me disa emoji me flakë.
Andi, i cili një javë më parë doli nga “Për’puthen” me Tean, ka reaguar pas fotove të publikuara në rrjet, ku ‘nusja e tij’ shihej teksa puthej me Beartin, në Bogë.
Në video Andi e prezanton veten si të prekur nga ky lajm që ka pushtuar rrjetin dhe ka njoftuar se do të dalë në një lidhje live për të sqaruar një herë e mirë se çdo të ndodhë me çiftin e parë të “Për’puthen”.
Ai ka thënë gjithashtu se si ai edhe Tea i detyrohen publikur dhe gjithë mbështetësve të tyre një shpjegim, i cili do të vijë pak çaste më vonë.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1181716,1181717,1181718,1181719,1181720,1181721,1181722"]