Showbiz

FOTO/ Robert Aliaj ‘analizon’ shpullën e Kejvinës ndaj Luis Ejlit: Një femër nuk godet një mashkull në atë formë

Shkruar nga Liberale

Robert Aliaj e konsideroi shpullën e Kejvina Kthjellës, ndaj këngëtarit Luiz Ejlli në një reality show, si një akt guximi dhe theksoi se dënimi duhet të ishte i dyanshëm, pasi një vajzë nuk qëllon asnjëherë kot.

Teksa artisti Robert Aliaj komentoi në emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews, bullizmin dhe dhunën e ushtruar në ‘reality show-t’ që transmetohen në televizion.

Ai shtoi gjithashtu se veprime të tilla në televizion nuk duhet të lejohen dhe të kthehen në një standard.  “Në fakt një vajzë nuk të godet kurrë. Kurrë një femër nuk godet një mashkull në atë formë. U orientua nga Luizi me presion psikologjik për ta bërë atë gjest. Kur t’i do dënosh njërin person, mbi të gjitha një vajzë, nuk ka mundësi të mos dënosh dhe personin tjetër, një mashkull. Një vajzë që ta fut me shpullë do të thotë se ti i ke bërë diçka që ajo nuk e donte. Pra më mirë të ma fusi një vajzë me shpullë dhe do ta pranoja. Ishte një akt guximi dhe revolte. Sigurisht nuk duhet të lejohet dhe të bëhet standard”, tha Aliaj.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH