Marrëdhënia e tyre në “Big Brother VIP” u konsiderua dashuri-urrejtje, por duket se pa mbylljes së spektaklit, triumfoi e para. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari krijuan një rivalitet të madh brenda shtëpisë dhe në fund treguan se gëzojnë respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin.
Raporti i tyre do vijojë edhe jashtë.
Jo vetëm miqësor por edhe në projekte. Olta tha në “Post Big Brother VIP” se ka projekte e bashkëpunim me fituesin e Reality-show-t, por nuk zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.
Prej ditësh thuhet se ata do luajnë së bashku në një film, pjesë e të cilit do jenë edhe banorë të tjerë të “Big Brother”. Është raportuar se Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja që rivalizoi për çmimin e madh në Big Brother.
Gazetari Blendi Salaj ka zbuluar në ‘Wake Up’ disa detaje të reja. Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që problemet mes tyre krijohen sepse vjehrra i bën magji Oltës. “Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz-Olta. Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”- tha Bledi.