Aktualitet

Foto/ Kush është bashkëpunëtorja në vrasjen e Hekuran Billës

Shkruar nga Liberale

Në foton më poshtë do të shihni 26-vjeçaren Adjola Lakra e cila është arrestuar pasi dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa.

“Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”, njoftoi policia.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit.

“26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit. Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.“, tha gazetarja Dorjana Bezat për “News 24”. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH