Globi

Foshnja dy javëshe shërohet nga koronavirusi në Kinë

Shkruar nga Liberale
Foshnja dy javëshe shërohet nga koronavirusi në Kinë

Një foshnje 17-ditëshe, e lindur nga një nënë e cila ishte e infektuar me koronavirus, është shëruar plotësisht.

Lajmi u raportua nga media shtetërore kineze, sipas të cilës foshnja u largua nga spitali në Wuhan të premten pasi u shërua pa ndihmën e mjekimeve. Foshnja ishte transferuar në Pediatrinë e Wuhanit që prej ditës që lindi dhe pak më vonë u zbulua se ishte bartëse e virusit.

Vogëlushja kishte një infeksion në sistemin e frymëmarrjes dhe një problem kardiak, por mjekët nuk i dhanë antibiotikë dhe e lanë që të shërohej vetë.

“Ajo nuk kollitej dhe nuk kishte temperaturë, kështu që i dhamë ilaçe vetëm për problemin në zemër”, tha drejtori i departamentit të të porsalindurve, Zeng Lingkong, për televizionin kinez CCTV. Ajo u lejua të largohej nga spitali pasi tre testime rresht rezultuan negative./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH