Presidentja e Unionit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, zonja Muçostepa, pohoi me shifra se sektori i tregtisë është më i preferuari i të bërit biznes në Shqipëri. Zv/presidenti i Balfin, tha se retail mbetet pjesë e rëndësishme e rrugës së rritjes. Dekani Meka tha se edhe bankat po shkojnë online dhe po gjejnë rrugëpër të lehtësuar sipërmarrjen
Nga mapot me prodhime vendase dhe të Lindjes Komuniste te bumi i qendrave tregtare. Shqiptarët e kanë në gjak tregtinë, thotë presidentja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa.
Një prej simboleve të sektorit të shitjeve me pakicë apo retail qëme prezantimin e pluralizmit politik e ekonomik, është Balfin Group, që kremton edhe tridhjetë vjetorin e themelimit.
I ftuar, në forumin e organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës mbi tri dekadat e tregut të lirë në Shqipëri, zv/presidenti Julian Mane foli rreth vizionit që presidenti i Balfin pati, kur ngriti të parën qendër tregtare , “QTU”, duke ndërmarrë rrezikun e largësisë nga kryeqyteti dhe të mendësisë blerëse tëshqiptarëve, ende të paprezantuar me këtë koncept.
“Vendimi për të hapur të parën qendër tregtare në Shqipëri ishtejo i lehtë, donte shumë guxim, por presidenti i kompanisë, zoti Mane , kishte jetuar shumë kohë jashtë, mori përvojën dhe u përball me faktin si këto qendra tregtare t’i sillte siç ishin jashtë”, tha zv/presidenti i grupit Balfin.
Çelja e QTU-së u bë në vitin 2005, ndërsa ideja për ta sjellëkishte nisur dy apo tre vjet më herët. “Në ato vite nuk kishte njëstudim të madh nga Balfin, ishte instiktive dhe me guximin për ta bërë, por rezultoi i suksesshëm dhe hapi rrugën e zhvillimit”.
Hapja e qendrave të tjera tregtare, në një terren të provuar si i suksesshëm fillimisht nga QTU, sipas zv/presidentit Mane solli një konkurrencë që u shërben si biznesit ashtu edhe klientit.
I pyetur, se cili ishte vizioni tjetër i kompanisë nëse qendra tregtare do të dështonte zoti Mane tha se Balfin nuk kishte njëplan B, por besimin se do të rezultonte sipërmarrje e suksesshme.
“Na ndihmuan shumë persona me influencë nëpër bankat privateshqiptare të asaj kohe, me financimin dhe ndanë vizionin tonë. Duke qenë se, si koncept funksiononte në vende të tjera, besonin shumë te kjo dhe na ndihmuan. Përndryshe, ambientet do tëishin magazina që do të jepeshin me qira, por kjo për fat nuk ndodhi”.
Mbështetja e sektorit bankar, për tregtinë e lirë, në dekadën e parë të pluralizmit linte për të dëshiruar, do të thoshte dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UET, Elvin Meka.
Si ekspert i banking-ut në Shqipëri, zoti Meka solli edhe njëherëatmosferën e zymtë të nga viti 1992- 1999. Sipas tij, nuk ishte aspak premtuese në mbështetjen e sektorit të tregtisë, ndërsa për shqiptarët kishte rezultuar më e lehtë hapja e dyqaneve të vogla, kioskave apo tezgave për të shitur.
Edhe zoti Mane pohoi se tregu i fillim tranzicionit ishte shumë i varfër dhe thuajse i zbrazët, ku sipas tij “mund të shitej çdo gjë”. Por, vetëm pak tregtarë të fillimeve arritën të zhvilloheshin dhe të ngriheshin në nivelet e grupit Balfin, vijoi zv/presidenti i tij.
Mbështetja e bankave ndaj biznesit dhe tregtisë, tha dekaniMeka nisi pas viteve 2000, me ristrukturimin e ekonomisë dhe rritjes së mirëqenies “ dhe bankat e panë logjike të suportonin tregtinë dhe nuk vonoi - dhe jo vetëm në rastin e Balfin Group - për të arritur në nivelet e sotme.”
Duke folur me shifra, dekani tha se kreditë që jepen për tregtitëshumicë apo pakicë kapin shifrën deri në 36 përqind të të gjitha kredive që bankat japin për bizneset, ose thënë ndryshe mëshumë se një e treta.
“Shifër relativisht e lartë që tregon se është sektor shumë irëndësishëm dhe me atribute të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Bankat janë në ndjekje të këtyre ideve interesante tësipërmarrësve të suksesshëm dhe iu atashohen sipërmarrjes dhe shohin mundësi aty ku nuk ka...” Sipas dekanit, u desh kohë deri në krijimin e kësaj lidhjeje simbiotike të bankave me sipërmarrjen. “Bankat mbeten ndër suportet më të fuqishme për industrinë, biznesin dhe veçanërisht për pjesën e tregtive”.
Presidentja e Unionit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, zonja Muçostepa, pohoi me shifra se sektori i tregtisë është më i preferuari i të bërit biznes në Shqipëri. Sipas të dhënave për vitin 2022, nga 122 mijë kompani të regjistruara, 43 mijë merren me tregti, ndërsa trendi duket rritës edhe për 2023-shin.
Ajo tha se unioni është ombrella e të gjitha dhomave të tregtisënë qarqe, që adreson problematikat dhe ndërhyn tek politikëbërësit. “Zëri i biznesit, duhet të jetë ai që udhëzon politikën”, tha zonja Muçostepa, ndërsa foli për sfidat e biznesit që i kalon kufijtë lokalë.
Pjesë e axhendave rajonale, zbuloi ajo, është krijimi i njëshoqate të dhomave të tregtisë në vendet e Ballkanit. Nga Samiti i Sofjes, shtoi më tej, u pranua se zëri i biznesit do të ishte ai qëdo të kontrollonte ecurinë e tregut rajonal, duke monitoruar problemet dhe sugjeruar ku do të përmirësohet. Një tjetër sfidëështë ajo e tregut të BE-së, ndërsa vendi ecën pas çeljeve tënegociatave për anëtarësim në union. Ajo tha se në vizionin e dhomave të tregtisë në implementimin e tregut të përbashkët rajonal – si një prej pikave kyçe të nismës së Ballkanit të Hapur- është përparimi me katër liritë -ajo e mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve.
Nga formati i tregtarëve të vegjël, shitblerja pa standarde, tek tregtia e standardizuar dhe e formësuar pas tridhjetë viteve, tek e ardhmja e shopping-ut online.
“E ardhmja është një kombinim i eksperiencës në dyqanet fizike, me eksperiencën online: të rinjtë, kohën më të madhe e kalojnënë rrjetet sociale dhe online dhe si Balfin do të shkojmë aty, jo të presim që klientët të vijnë tek ne. Ky kombinim mendoj se do të jetë çelësi i suksesit”.
Dekani Meka tha se edhe bankat po shkojnë online dhe po iu shërbejnë klientëve me të njëjtin mentalitet. “Në këtë periudhëhistorike të Revolucionit të Katërt Industrial, bankat nuk do tëecin mbrapa si në vitet ‘90, por janë krah për krah, madje janë bankat më të interesuara për të ofruar më tepër zgjidhje që lehtësojnë dhe bëjnë eksperiencë më të mirë në atë që mund t’i ofrojë sipërmarrja”, tha zoti Meka.
Zv/presidenti i Balfin, në këtë përvjetor të rëndësishëm ndërsa kompania ka diversifikuar portofolin dhe është e pranishme nënëntë vende, në rajon dhe Europë, tha se retail mbetet pjesë e rëndësishme e rrugës së rritjes.