Globi

Flet Biden: Do ta fitojmë pastër këtë garë!

Shkruar nga Liberale
Flet Biden: Do ta fitojmë pastër këtë garë!

Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka mbajtur një deklaratë për mediat nga Delaëare. Në fjalimin e tij, Biden u shpreh optimist për fitore. Ai tha se amerikanët kanë folur nëpërmjet votës së tyre dhe duan ndryshim.

“Ne ishim duke humbur në Pensilvani 24 orët e fundit dhe tani po fitojmë. Në ishim duke humbur në Xhorxhia në 24 orët e fundit dhe tani po fitojmë. Po udhëheqim në Arizona dhe Neveda. Në Nevada e kemi thelluar avantazhin. Ne do ta fitojmë këtë garë.

Njerëzit kanë folur. Amerikanët kanë folur dhe ata duan që shteti të jetë i bashkuar. Ne jemi në rrugën e duhur për të fituar më shumë se 300 vota elektorale. Shikojini numrat. Ne do ta fitojmë këtë garë pastër dhe në avantazh, me popullin nga pas.”, tha Biden.

Para se Biden të mbante këtë deklaratë, presidenti Donald Trump bëri një reagim në Twitter.

Të premten në mbrëmje, Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter: “Joe Biden nuk duhet të pretendojë pa të drejtë fitoren për zyrën e Presidentit. Unë mund të pretendoj të njejtën gjë. Procedurat ligjore sapo kanë filluar”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH