Argjentina turpëron Italinë në finalen e rikthyer mes Europës dhe Amerikës Latine.
Fituesja e Euro 2020 dhe ajo e Amerikës së Jugut zhvilluan në mbrëmje finalen e madhe mes tyre, por pa histori për të besuarit e Mançinit, që pësuan një disfatë tjetër pas eliminimit nga finalet e Kupës së Botës, “Katar 2022”.
Ndeshje pa histori për Italinë. Argjentina fiton me golat e Lautaro, Di Maria dhe Dybala, por mund të kishte shënuar edhe më shumë.
Pas 29 vitesh u rikthye sfida mes kampionëve të Europës dhe Amerikës së Jugut. Në fakt, Italia dhe Argjentina zbritën në fushën e Wembley në atë që është quajtur “Finale” e vogël ara Botërorit.
Dy ndeshje ishin luajtur deri tani midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut, në një garë që mban emrin “Artemio Franchi Cup”. E para u luajt në 1985, me Francën që mundi Uruguain 2-0 në Paris, dhe e dyta (dhe e fundit) tetë vjet më vonë, me Argjentinën që mundi Danimarkën 5-4 në penallti pas një barazimi 1-1 në "Mar del Plata".
Formacionet
ITALI (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Pessina; Bernardeschi, Belotti, Raspadori. Kopetë Mancini
ARGJENTINA (4-2-3-1): Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; De Paul, Rodriguez; Messi, Dybala, Di Maria; Lautaro. Kopetë Scaloni
Gjyqtar: Gomez (Kili)
/Liberale.al/