Aktualitet

Fieri nën “pushtetin” e flakëve, 11 vatra zjarri në pak orë, digjen sipërfaqe të konsiderueshme toke

Shkruar nga Liberale
Fieri nën “pushtetin” e flakëve, 11 vatra zjarri në

Flakët kanë pushtuar Qarkun e Fierit, teksa 11 vatra zjarri janë raportuar vetëm pasditen e kësaj të shtune. Nga zjarret e raportuara 8 prej tyre janë neutalizuar, teksa tre vatra të tjera vijojnë të jenë ende aktive.

Rasti i parë i zjarrit u raportua në lagjen “1 Maji”, pranë varrezave të dëshmorëve, ku në rrethana ende të paqarta flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar kështu edhe disa banesa që ndodheshin aty pranë. Forcat zjarrfikëse kanë mundur të neutralizojnë zjarrin edhe pse flakët kanë shkrumbuar 1 ha me pemë frurore, ullinje dhe pjeshka.

Rasti tjetër u raportua në Patos, ku një vatër zjarri u aktivizua shumë pranë nënstacionit elektrik. Për të shmangur përkeqësimin e situatës OSHEE njoftoi se stakimin e energjinë elektrike, deri në normalizimin e situatës.

“Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.

Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja”, njoftoi OSHEE.

Ndërkohë vatra me problematike mbetet ajo në pyllin e Darëzezës, e cila vijon të jetë ende aktive dhe me errësirën bëhet e pamundur jo vetëm ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse por edhe ajo nga ajri. Ndërkohë mësohet se aktualisht janë aktive në të njëjtën kohë disa vatra zjarri, si ajo në Ndërnenas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle. Mësohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos dhe në Drenovë– Fushë në Mallakastër.

Deri më tani raportohet se zjarri ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pemë shkurre dhe bimësi. Për të shuar flakët janë angazhuar të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Albpetrolit, por terreni është i vështirë dhe e ka bërë të pamundur neutralizimin e plotë të flakëve. Në ndihmë të tyre janë angazhuar me mjete rrethanore edhe banorë të zonës.

Ende nuk dihet nëse të gjitha vatrat e zjarrit janë aktivizuar në mënyrë të rastësore pasditen e kësaj të shtune, ndërkohë pak më herët blutë njoftuan se kanë vënë në pranga një të moshuar, i cili akuzohet për zjarrvënie nga pakujdesi.

“U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për arrestimin e shtetasit H. L., 72 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Ofiçinë”,- njoftoi Policia.

Gjithashtu 4 persona janë proceduar po në Fier, nën akuzën për zjarrvënie të qëllimshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH