Mbrëmjen e 29 shtatorit, kryebashkiaku, i cili e njihte personalisht Klodiana Vefën, organizoi një marshim dhe ndezi qirinj në përkujtim të 37-vjeçares shqiptare. Marshim ky edhe kundër dukurisë së dhunës ndaj grave.
Bashkë me kryebashkiakun ishin edhe fëmijët e Klodianës dhe Alfredit, 17 dhe 14 vjeç, të cilët hapën kortezhin, ku morën pjesë qindra njerëz, së bashku me tezen dhe dajën.
Në kortezhin me pishtarë morën pjesë kryebashkiakët e Empolese Vadelsa, të cilët pas episodit të rëndë të dhunës vendosën ditë zie në zonën e tyre.
Qindra njerëz morën pjesë në marshimin në qendër të qytetit.
Në fund të kortezhit me pishtarë, fëmijët e Klodianës vendosën një buqetë me 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq, simbol i dhunës ndaj grave, në Piazza Gramsci.
Pasi mësoi se burri i gjet sot i vetëvrarë me armë zjarri, Falorni tha: “Është epilogu tragjik i kësaj historie të tmerrshme. Më kujtohet mbrëmja e djeshme, për të cilën falenderoj të gjithë, institucionet dhe qytetarët e pranishëm dhe përqafimin që komuniteti i Castelfiorentino mundi t'u jepte fëmijëve dhe familjes së Klodianës”.
Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.