Një 61 vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi akuzohet për ngacmim seksual të një të miture.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur", thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se, kanë qenë familjarët e të miturës, ata të cilët kanë denoncuar të moshuarin dhe kanë ngritur akuzat ndaj tij.