Autoritetet italiane i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë Shqiptare, e cila kishte kërkuar më shumë informacione për çështjen e gjetjes së një avioni droge të rrëzuar në Ishëm të Durrësit në 2016.
Në atë kohë u vu në pranga piloti italian Guido Guidi dhe më pas u la i lirë me garanci pasurore prej 10 mijë eurosh.
Sipas BË, në dosjen e mbërritur tashmë në drejtësinë shqiptare janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.
Në ditët ne vijim, prokuroria shqiptare pritet të thërrasë edhe italianin Giudo Giudi, për ta marrë në pyetje lidhur me rrëzimin e avionit në Ishëm./Gazeta Liberale