Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka mbrojtur sërish vendimin e tij për të hyrë ushtarakisht në Siri.
Presidenti tha se ka marrë këtë akt, në mënyrë që të ndalojë futjen e emigrantëve në Turqi.
Erdogan iu ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta mbështesin me luftën, ose ta ndihmojnë me pranimin e refugjatëve.
Turqia nisi të bombardojë qytetin e Ras Al-Ainit të martën, gjë që solli dhe një kundërsulm nga kurdërt gjatë natës./Gazeta Liberale