Eno Bozdo ka dhënë sot dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike.
Ky komision u votua mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa mësohet se Bozdo nuk do të jetë më pjesë e tij.
Bozdo u zgjodh mbrëmë anëtar i këtij komisioni, kryetar i së cilit u emërua Jemin Gjana.
Ndërkohë, anëtarë të tjerë janë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi, ALbert Avduli dhe Gjokë Vuksani.
Në mbledhje, Këshilli votoi dhe anëtarët zëvendësues të tyre, prej ku rezulton se Bozdon do ta zëvendësojë Çlirim Gjata.