Policia ka arrestuar një 25- vjeçar për vajzën që u gjet dje e pajetë në plazhin e Velipojës.
Mësohet se Indrit Bajraktari nga Postriba kishte dalë së bashku me vajzën në det me skaf.
Nuk dihet ende shkaku se pse ka vdekur vajza e cila u gjet nga peshkatarët në det e vdekur 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur ”Vilun”. Por sipas pretendimit të Bajraktarit, vajza ka rrëshkitur nga skafi dhe është mbytur në det. Por ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.
Ditën e djeshme u njoftua nga Policia për një trup të pajetë në Velipojë. Bëhej fjalë për një 17- vjeçare nga Burreli por me banim në Bathore të Kamzës