Aktualitet

EMRI/ U aksidentua një ditë më parë në Dukagjin, humb jetën në Spitalin e Traumës shoferi i kamionçinës

Shkruar nga Liberale
EMRI/ U aksidentua një ditë më parë në Dukagjin, humb

Gjelosh Rrushaj, shoferi i kamionçinës që u aksidentua një ditë më parë në Dukagjin, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës.

Sipas raportimeve Rrushaj ishte duke u kthyer me kamionçinën drejt Shkodrës nga fshati Plan i Njësisë Administrative Pult të Dukagjinit.

Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës por nuk mund të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Në nëntor të vitit të kaluar familja Rrushaj humbi babë e bir Pjetër Rrushaj dhe Jason Rrushaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH