Ai shkoi për të riparuar dritaren e dëmtuar të një dyqani. Më pas pret dorën dhe nuk shkon në spital. Vdiq në makinë. Ja çfarë i ka ndodhur në orët e para të mëngjesit një 42-vjeçari shqiptar
Vdekja shqiptarit sipas hetimeve paraprake i ka ardhur nga gjakderdhja, pasi kishte prerë dorën me xham, teksa po riparonte një dritare. Bëhet fjalë për Klodjan Zoga, lindur në 1979 dhe banues në Poggiardo, Itali.
Ai kishte shkuar për të prerë xhamin, më pas ka ndodhur drama. Por hetimet janë ende nç zhvillim.
Ai u gjet në Poggiardo, brenda në makinën e tij, pranë një parku. Ndoshta e ka ndërprerë udhëtimin pasi nuk është ndjerë mirë, si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar dhe të cilat i ka nënvlerësuar, duke mos kontaktuar ambulancën dhe as ka shkuar në spital. Ai punonte si murator, si dhe ishte pronar i një sipërmarrjeje individuale. Karabinierët po hetojnë për të kuptuar arsyet, pasi kishte apo jo mosmarrëveshje me të tjerët. Por do të jenë hetimet e mëtejshme që do të sqarojnë motivin. /Liberale.al/