Aktualitet

Emri/ Policia arreston 33-vjeçarin në Pogradec, ja pse akuzohet

Shkruar nga Liberale
Emri/ Policia arreston 33-vjeçarin në Pogradec, ja pse akuzohet

Policia e Pogradecit njofton se ka arrestuar 33-vjeçarin Majerdi Meko, 33 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, Meko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim për veprën “Emigracion i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 33-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH