Pas Belind Këlliçit, demokrati i radhës që synon drejtimin e bashkisë së Tiranës nën logon e PD-së është ish-deputeti Gerti Bogdani.
Këtë e ka njoftuar PD, duke thënë se Bogdani sot ka prezantuar kandidaturën e tij për primare.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani është i dyti nga radhët e të djathtëve që bën të ditur se do të marrë pjesë në Primare për t’u shpallur kandidat i opozitës për bashkinë Tiranë.
Bëhet e ditur se Bogdani do ta prezantojë kandidaturën e tij për në primaret e PD-së, në orën 11.00.