Aktualitet

Emri/ Kapet “koka” e shpërndarjes së heroinës në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kapet “koka” e shpërndarjes së heroinës në

Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër shtetas të implikuar në trafikimin e mbi 4 kg heroine, të sekuestruar një ditë më parë.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari Gazmir Harremi, i cili sipas policisë i siguronte lëndën narkotike shtetasit të arrestuar ditën e djeshme, G. B.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 tjetër shtetas i implikuar.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH