Aktualitet

Emri/ I dënuar për prostitucion, arrestohet në Rinas durrsaku

Shkruar nga Liberale
Emri/ I dënuar për prostitucion, arrestohet në Rinas durrsaku

Është arrestuar në Rinas një 42-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Dushaj, i dënuar me 13 vite burg në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Falë intensifikimit të kontrolleve dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Interpol Tiranës është vënë në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, falë informacioneve të marra për ardhjen në Shqipëri të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin:

Eduart Dushaj, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Genovas/Itali, në nëntor 2020, e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg.

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH