Aktualitet

Emri/ I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 44-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Emri/ I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet

Policia e Beratit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Sipas policisë në pranga ka rënë 44-vjeçari, Sazan Koromani, nga fshati Backë i Skraparit, i dënuar me 5 vite burg.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Skraparit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa", njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Berat

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Skraparit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2650376361952349

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH