Aktualitet

Emri/ Hipoteka e Vlorës nuk gjen qetësi, ndërrohet sërish drejtori

Shkruar nga Liberale
Emri/ Hipoteka e Vlorës nuk gjen qetësi, ndërrohet sërish

Ndërrohet sërish dejtori i Hipotekës së Vlorës. Bilbil Aliaj do të jetë drejtori i 10-të që merr përsipër të rregullojë çështjet e pronave në Vlorë që prej vitit 2013.

Dorëheqjet e vazhdueshme të titullarëve të hipotekës në Vlorë, kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh me pronat.

Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në hipotekë.

Në 6 muajt e fundit hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:

Taulant Cenameti, ishte drejtori i fundit i komanduar, që do të zëvendësohet nga Bilbil Aliaj.

Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)

Loreta Alushi Tozaj, dhjetor 2014-tetor 2015 (10 muaj)

Ina Luçi, tetor 2013-dhjetor 2014 (14 muaj)

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH