Kronikë

EMRAT/ U gërvishti makinën e marrë me qira, merret peng 20-vjeçari në Tiranë. Autorët i kërkonin 2500 euro, familja njoftoi policinë

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ U gërvishti makinën e marrë me qira, merret peng

Adrian Mehmeti,39-vjeç dhe Aqif Dervishi, 37-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi morën peng Klejdi Lilën dhe e kanosën atë për t’u dhënë një shumë parash.

Dy autorët jepnin makina me qira.

I riu 20 vjeç u kishte marrë një nga këto mjetet me qira. Pasi e ka kthyer, dy autorët i kanë thënë se ka gërvishtur mjetin dhe i kanë marrë fillimisht 500 euro. Më pas i kanë kërkuar 2500 euro të tjera.

Janë takuar në një lokal dy autorët nuk e kanë lënë të ikte nga aty pa i dhënë shumën që ata i kërkonin. Pasi i riu ka lajmëruar familjarët për t'i kërkuar 2500 eurot, këta të fundit kanë marrë policinë, e cila më pas ka ndërhyrë duke liruar të riun dhe ka arrestuar dy 2 autorët e dyshuar, të dy banues në Tiranë.

"I hoqën lirinë një shtetasi dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i kishin hequr lirinë për disa orë, 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar, shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë", njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH