Aktualitet

Emrat/ U afruan për të mbushur makinën me karburant, pasagjeri zbret, dhunon dhe grabit punëtorin

Shkruar nga Liberale
Emrat/ U afruan për të mbushur makinën me karburant, pasagjeri

Dy persona kanë përfunduar në prangat policisë, pasi akuzohen se kanë grabitur një pikë karburanti në Tiranë.

Operacioni i koduar “Selita” përfundoi me arrestimin e shtetasve, Aleksandro Lazaj dhe Kristjan Lazaj

"Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Selita”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve: A. L., 22 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH