Sport

Emrat/ Konflikti para derbit Partizani-Tirana, arrestohen 2 të rinj

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Konflikti para derbit Partizani-Tirana, arrestohen 2 të rinj

Policia ka arrestuar dy të rinj në Elbasan si autorë të trazirave para derbit Partizani-Tirana. Ditën e djeshme para sfidës tifozët e irrituar pasi nuk u lejuan të futen në stadium u konfliktuan.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se të arrestuarit janë Stiven Vojka dhe Kevi Beqiraj.

Nga ana tjetër janë hetuar tashmë 14 persona në gjendje të lirë.

Tre të dëmtuar ngelën nga konflikti, ndërkaq u sulmua me gurë dhe lokali i Astrit Mahmutajt, që është dhe gjuqtar anësor në Superligë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll
SHQIPENGLISH