Një e moshuar ndërroi jetë sot si pasojë e asfiksisë, pas zjarrit që ka përfshirë banesën e saj në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë.
Sipas News 24, viktima është identifikuar si shtetasja Violeta Muçi. Në një intervistë për News 24, vajza e viktimës ka treguar, se 80-vjeçarja ndodhej vetëm në banesë, ndërsa janë lajmëruar nga fqinjët për ngjarjen.
“Kur erdha, po e kërkoja se mos kishte dalë jashtë, por më thanë se ndodhet brenda dhe ka ndërruar jetë”, tha ajo mes lotësh.
Shkak për zjarrin në banesë dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa familjarët besojnë se e moshuara mund të ketë harruar sobën ndezur. Familja tashmë bën apel për ndihmë pasi kanë mbetur në qiell të hapur.