Aktualitet

"Emocione dhe tensione", Alibeaj tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PD-së

Shkruar nga Liberale
"Emocione dhe tensione", Alibeaj tregon çfarë ndodhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat sa i përket tensioneve në mbledhjen e Kryesisë.

Alibeaj theksoi se nuk ka pasur asnjë dhunë apo kërcënim, por vetëm fjalë dhe emocione.

“Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku po (qëndrim emocional i zotit Bardhi). Në mbledhjen për aq sa zgjati, asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje, po them atë që mendoj dhe perceptoj unë. Ka pasur qëndrime të ndryshme, ku kanë brenda emocione dhe tensione. Por nuk është kërcënim. S’ka pasur presion. Ju mund ta perceptoni kështu. Nëse ju e konsideroni veten anëtarë të Kryesisë, edhe mundet. Kryetarët e degëve janë PD, ata që në 8 janar ishin në mbrojtje të deputetëve. Jua kërkoj unë ndjenjën nëse kjo është pak…ose jua them dhe dy herë. Keni të drejtën tuaj për të thënë gjithçka se çfarë ndjeni, ju kërkoj që të nxirrni atë se çka është thënë në mbledhjen e Kryesisë.”, tha Alibeaj.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH