Aktualitet

Ekspertiza konfirmon akuzat e familjes për mjekun: 3-vjeçari vdiq nga anestezia

Shkruar nga Liberale
Ekspertiza konfirmon akuzat e familjes për mjekun: 3-vjeçari vdiq

Më në fund është zbuluar ekspertiza për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë në spital pasi iu nënshtrua më herët një ndërhyrje në një klinikë dentare për mbushjen e 14 dhëmbëve.

Në ekspertizën e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se i mituri ndërroi jetë nga lënda anestezike, që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë.

Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital. Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen. Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet.

Ndërkohë, më herët u raportua nga Report TV, se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar riekspertim të shkaqeve të vdekjes së të miturit.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1396991,1396990"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH