Politikë

Edi Paloka tregon historinë që i ndodhi në një dasmë këngëtares, e cila doli dhe foli fjalë të bukura për Veliajn në fushatë

Shkruar nga Liberale

Deputeti Edi Paloka, pjesë e Foltores dhe e opozitës, ka bërë një koment në llogarinë e tij Facebook, pas reagimeve dhe sharjeve për këngëtarët dhe artistët që janë shfaqur krah kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e falenderojnë këtë të fundit për transformimin e Tiranës.

Duke mos përmendur emra, ai merr rastin e një këngëtareje që së fundmi i është bashkuar fushatës së Erion Velisë, me sa duket, Anxhela Peristeri. Ai thotë se kishte qëlluar në një dasmë në Lezhë dhe aty kjo artiste ishte e ftuar për të kënduar.

“Me qelloi ne dasmen e nje mikut tim ne Lezhe te shohe nje skene te mjerueshme pikerisht me njeren prej ketyre “artisteve” qe ka nxjerre Velina ti bejne publicitet , kengetare nga me te njohurat ne Shqiperi”.

“Nga fundi i dasmes , nje grup djemsh qe kishin pire si per dasem, e ulen kete kengetaren ne tavolinen e tyre dhe nderkohe qe ajo kendonte per ta, ata benin shuka me leke dhe njesoj sic gjuhet me gure ndaj dickaje, ja perplasnin me force ne fytyre. Po zbaviteshin me deshiren e qarte per ta poshteruar”, shkruan Edi Paloka.

Më tej, politikani demokrat thotë se ka ndërhyrë te i zoti i dasmës që të ndërpriste atë që ai e ka quajtur “shfaqje të shëmtuar dhe poshtëruese”.

“Atehere nderhyra tek i zoti i dasmes i cili nga ana e tij nderhyri dhe e nderpreu ate shfaqje poshteruese. Une te pakten ne ate moment mendova qe e shpetova nga poshterimi. Po duke pare videoklipin per Velinen , me shkoi ndermend qe ajo ne vend qe te me kete falenderuar , mund te me kete mallkuar  sepse  i hoqa mundesine te merrte dhe disa shuka me leke surratit…”, vijon ai.

Megjithëse së fundmi krah Veliajt u shfaq edhe Çiljeta Xhilaga, e cila u promovua më herët në politikë nga Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH