Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku u pyet se, a do të kandidonte sërish për kryetar.
Basha tha se çdo vendim që do të marrë, do të jetë në interes të demokratëve.
“Unë e kam treguar me vepra që marr vendime në interes të demokratëve me aktin e 21 marsit, ndaj dua t’i them çdo demokrati që dhe në vendimet që do marr do udhëhiqem nga interesi i demokratëve. Vendimin do ta bëj të ditur në momentin e duhur”, tha Basha.