Operacioni u zhvillua në Martinengo, zonë e Milanos, Itali. Përveç parave, u sekuestruan edhe monedha argjendi dhe ora luksoze
“Guardia di Finanza” e Milanos ka një agjent të ri special: është “qeni i parave” i quajtur Grisby , një qen Labrador i trajnuar për të nuhatur kartëmonedhat.
Falë tij, policia ka konfiskuar një thesar të vërtetë: rreth 5 milionë euro, përfshirë para cash, valutë të huaj, monedha argjendi dhe disa ora luksoze.
Hetuesit urdhëruan kontrollin e një shtëpie të dy bashkëshortëve nën hetim, për evazion fiskal. Bëhet fjalë për një biznesmen 49-vjeçar dhe bashkëshorten e tij.
Nga kontrollet e para agjentët gjetën vetëm 64 mijë euro. Pika e vërtetë e kthesës në hetime ishte qeni i “nuhatjes së parave”, i trajnuar për të gjurmuar kartëmonedhat.
Ai zbuloi atë që “kolegët” e tij, njerëzit, nuk mundën dot. Pas një muri prej druri, në një dhomë nëntokësore ishte krijuar një hapësirë, si bodrum. Brenda katër çantave të zeza u gjetën dy milionë e 585.000 euro, monedha argjendi me me një vlerë prej 740.000 euro si dhe 40 ora luksoze me një vlerë të parashikuar prej 813.000 euro.
Nga hetimet del një disproporcion i madh mes asaj që u gjet në kasafortë dhe të ardhurave bruto të deklaruara nga bashkëshortët në dhjetë vitet e fundit, të cilat kapnin vlerën e 235 mijë euro.
Përveç parave, në vendin e fshehtë ndodhej edhe një sistem i gjurmimit GPS, katër mikrofonapër për përgjime mjedisore si dhe një sistem i krijuar për të zbuluar nëse jeni përgjuar.
Qeni gërmues i kartëmonedhave Griby e bëri detyrën e tij, tani i takon Guardia di Finanza të vazhdojë hetimet.
/Liberale.al/