Humbja e dy djemve në pak muaj është një tragjedi e madhe për familjen Hoti në Itali. 22 vjeçari Altin Hoti i cili humbi jetën pak ditë më parë në aksident në Itali së bashku me të dashurën Giulia dhe shokun e tij, ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe miqtë.
Sipas Corrriere Della Sera, nëna e tij mes lotësh tha se ka humbur tre fëmijë, përfshirë dhe Giulian. Ajo u shpreh se Giulia-n e kishte si vajzë. KJo sepse 20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjeku për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij.
Ndërkohë Sami Binakaj, kryetar i komunitetit kosovar dhe shqiptar të Venezianos u solidarizua me familjet Gjeci dhe Hoti.