Aktualitet

Duma: Përjashtimi me vonesë, Berisha tregoi se është ai i vitit ‘97

Shkruar nga Liberale
Duma: Përjashtimi me vonesë, Berisha tregoi se është ai i

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se me aktet e dhunës dhe kaosit në protestën para selisë blu, Sali Berisha tregoi se ka mbetur ai i vitit 1997.

Sipas saj, më 8 janar, Berisha mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, ndërsa shtoi se gjakderdhja u evitua vetëm falë ndërhyrjes së policisë.

"Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë. Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, cdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.

Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.

Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!!. Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troc me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara", tha ndër të tjera Duma.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH