Zv/Rektorja për Kërkimin Shkencor në Universitetin Europian të Tiranës folur për rrugëtimin e konferencës ndërkombëtare shkencore, prej vitit 2014.Zonja Kruja zbuloi se në këtë dekadë të parë, kanë marrë pjesë më shumë se 1 mijë studiues të huaj e shqiptarë dhe janë trajtuar tema, të lidhura me çështje të zhvillimit ekonomik, politik dhe social dhe integrimit të Shqipërisë. Ajo e vendosi theksin tek zhvillimi i inovacionit dhe kërkimit, si pjesë e kapitullit 25 të BE-së, duke thënë se UET i kushton një vëmendje e veçantë çdo aspekti të ndërkombëtarizimit
Është kënaqësi e veçantë të hap sot seancën plenare të edicionit të Dhjetë të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Ditët e Studimeve Shqiptare”. Ditët e studimeve shqiptare është një logo që UET krijoi në vitin 2014, si një konferencë shkencore e përvitshme drejtuar jo vetëm akademikëve shqiptar, por dhe studiuesve dhe akademikëve shqiptar që studiojnë dhe punojnë në universitete e qendra kërkimore në shumë vende të botës, veçanërisht në universitete e institute shkencore perëndimore në BE, vende të OECD, etj.
Ky aktivitet është gjithashtu një zë i fuqishëm në shoqërinë shqiptare, pasi kërkimi fokusohet drejt impaktit mbi shoqërinë dhe ekonominë nëpërmjet transferimit të dijes përtej komunitetit akademik, tek institucionet publike e private dhe grupet e interesit.
Rrugëtimi i DSSH-së ka qenë sa sfidues aq dhe i suksesshëm nisur si nga pjesëmarrja e më shumë se 1000 studiuesve të huaj dhe shqiptarë ashtu dhe nga temat e trajtuara, të lidhura me çështje të zhvillimit ekonomik, politik dhe social dhe integrimit të Shqipërisë.
Në Maj 2014 ishte edicioni parë i konferencës me temë "Të rimendojmë zhvillimin dhe integrimin", duke vijuar me "Transformimi i madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit" (2015); “Shqipëria si objekt studimi: ekonomia, politika, zhvillimi social, e ardhmja” (2016); “Riinxhinjerimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike dhe zhvillimit shoqëror”(2017); “Shteti dhe të mirat publike/shërbimet: rregullator apo ofrues”(2018);“Shoqëria e dijes: gjetjet dhe zgjidhjet”(2019);“Rrugëtimi Shqiptar për demokraci e Zhvillim 1990-2020”(2020); “Normaliteti i ri”- sfida dhe mundësi (2021);“Krizat dhe shkatërrimi krijues -mundësitë për rimodelimin e ekonomisë dhe shoqërisë”(2022);
Kryefjala e konferencës së këtij viti është debati mbi “Hapi i fundit: Përgatitja e vendit për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian”?
Tetë vite pas statusit të vendit kandidat për Shqipërinë filloi një rrugëtim i ri hapja e negociatave që kërkon angazhimin maksimal të të gjithë institucioneve shtetërore në vend, përfshirjen e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit, akademisë si dhe informimin e vazhdueshëm të qytetarëve.
Konferenca synon të reflektojë, debatojë dhe përgjigjet pyetjeve: Sa afër apo larg anëtarësimit me të drejta të plota në BE ndodhet Shqipëria? Cilat janë përvojat e fqinjëve ballkanas ? Cilat janë modelet e suksesit ?, etj.
Konferenca do të ketë 5 panele ndërdisiplinare të lidhura me Projektet e Mëdha Kërkimore (PMK), që përbëjnë shtyllën e kërkimit shkencor në UET: Integrimi Europian: sfidat ekonomike për Shqipërinë; Drejtësia, politika dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në dritën e negociatave të BE-së; Identitetet shqiptare dhe evropiane: perspektiva të reja në humanitete, arsim, art dhe kulturë; Teknologjia dhe inovacioni në ekonomi; Sfidat në praktikën klinike sipas standardeve të BE-së. Një nga fushat kryesore që Shqipëria duhet të zhvillojë është inovacioni dhe kërkimi, të cilat janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike, inovacionin dhe zhvillimin social.
Kapitulli 25 i acquis të BE-së mbulon fushën e shkencës, kërkimit dhe inovacionit.
Ai synon të promovojë përsosmërinë shkencore, bashkëpunimin dhe lëvizshmërinë brenda BE-së, si dhe të mbështesë zhvillimin e sistemeve kombëtare të kërkimit që janë në përputhje me politikat dhe standardet e BE-se.
Në këtë kuadër UET i kushton një vëmendje e veçantë çdo aspekti të ndërkombëtarizimit, duke filluar që nga programet e përbashkëta te studimit, diplomat e dyfishta, modernizimi i proceseve akademike përmes trajnimit te vazhdueshëm, ku një rol të rëndësishëm ka mobiliteti i stafit dhe studentëve përmes 45 inter-institutional agreements for International Mobilities for Students/Staff; zbatimit të 15 Projekteve të financuara nga BE për rritjen e kapaciteteve ne fusha të tilla si: entrepreneurship, virtual exchange, data journalism, women in STEM, EU integration, finance, IT, etj., si dhe 2 projekteve Jean Monnet 1. JEAN MONNET CENTRE OF EXCELLENCE 2. JEAN MONNET CHAIR, ku UET është lider.
Kjo konferencë zhvillohet në përmbyllje të Javës Ndërkombëtare “Europa në auditorët e UET” me pjesëmarrjen e 35 kërkuesve dhe lektorëve, si dhe 5 studenteve nga disa universitete partnere, si Holanda, Spanja, Italia, Rumania dhe Polonia.
Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan një sërë aktivitetesh, të tilla si sesione kulturore, prezantime, leksione të hapura etj. Kjo konferencë synon të stimulojë një debat shkencor nga një perspektivë ndër-sektoriale dhe ndër-disiplinore.
Në këtë konference do te referohen rreth 60 punime me pjesëmarrjen e 110 kërkuesve vendas dhe universiteteve tona partnere.
Punimet më të mira të konferencës do të botohen në çështje speciale të 5 Revistave shkencore të UET: Polis, Economicus, Medicus, Jus&Justicia dhe Ingenious, të cilat janë instrumenti kryesor nëpërmjet të cilit UET ‘komunikon’ me botën akademike dhe më gjerë. Po kështu një pjesë e tyre do të botohen në formën e “policy paper” dhe do u ofrohen institucioneve publike dhe jo publike si dokumente bazë për një politikëbërje më të mirë e eficiente në shërbim të qytetarit dhe zhvillimit ekonomik e social të vendit.
Prof. Dr Drita Kruja Zv/Rektore për Kërkimin Shkencor në Universitetin Europian të Tiranës
Fjala e mbajtur gjatë seancës plenare të Konferencës Shkencore “Ditët e Studimeve Shqiptare” UET 2023