Hemisfera veriore po përballet me një moment kritik për shkak të pandemisë Covid-19. Alarmi është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon në “spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet dhe për të kufizuar përhapjen e virusit.
“Ne i nxisim udhëheqësit të ndërmarrin veprime të menjëhershme, për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të panevojshme, shërbimet thelbësore shëndetësore dhe mbylljen e shkollave përsëri. Siç e thashë në shkurt, po e përsëris edhe sot: Kjo nuk është një lojë”, tha drejtori i OBSH.