Gjatë një konference për shtyp Bardhi tha se nuk mund t’i vendosin demokratët kundër njëri-tjetrit.
Po ashtu ai u shpreh se falsifikimi i vulave është krim ndërsa i bëri thirrje që të hetojë.
I pyetur se përse nuk i bashkohet protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër ditën e sotme kundër takimit Rama-Vuçiç dhe kundër aferës së inceneratorëve, Bardhi tha se kushdo ka të drejtën të protestojë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike nuk ka thirru asnjë protestë.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Ju keni thënë se demokratët janë të bashkuar përballë Edi Ramës, përse nuk i bashkoheni protestës kundër Ramës dhe për inceneratorëve?
Bardhi: Ka një protestë kundër Vuçiç i cili mbërrin sot në Tiranë. Berisha u detyrua të thotë se do të jetë edhe për inceneratorët, por tani jam njohur se ka shtuar edhe katër shkaqe të tjera. Unë kam bindjen që demokratët që i shtohen hallet ditë për ditë, duan largimin e regjimit të Ramës , pastaj arsyet për të protestuar çdokush i gjen vetë. Sot PD nuk ka thirrur protestë, sot Berisha ka thirrur protestë kundër presidentit serb, arsyet përse i ka zgjedhur do të duhet media t’i hetojë. E rëndësishme është që demokratët të mos devijojnë nga qëllimi,
Pyetje: Pro apo kundër ardhjes së Vuçiç?
Bardhi: Jam kundër, por nuk jam polic trafiku dhe as punonjës dogane. Qëllimi është mbrojtja e interesit të çdo shqiptari në të gjithë rajonin , por e përsëris nuk jam doganier.
Po ashtu gjatë kësaj konference, Bardhi tha se PD është përpjekur që opinionit publik t’i paraqesë vetëm të vërtetën.
“Qoftë ky pronar mediash apo oligark, unë nuk jam fshehur kurrë, Sa herë kamë menduar se ka diçka për të komunikuar me opinionin publik nuk jam fshehur kurrë dhe kjo nuk do të ndodhë. Unë nuk flas kurrë për palë, së dyti çdo parti politike si ço institucion funksionon me organet e veta vendimmarrësve. Pastaj të del Tom Doshi dhe të thotë kam 4200 nëshkrime të delegatëve të PD, do ti mbyll te kasafortat e Gjinushit dhe do t’i hapë në janar. Të jeni të sigurt se 7 mijë apo 8 mijë njerëz në stadium i sjell atu dhe në vend të Komisionit të Rithemelimi krijon komisionin e zhdukjes dhe i drejtohet gjykatës dhe ky është një krim dhe unë gjej rastin të them se SPAK duhet të veprojë me shpejtësi. Në këto 3 muaj secili prej nesh ka folur shumë pak edhe pse shtohen gënjeshtrat ndaj zyrtarëve të PD, ne kemi zgjedhur të mos përgjigjemi sepse kjo nuk është në interesin e PD-së, por mesa duket dikush tjetër synon të punojë kundër kësaj partie. PD ka dorëzuar vetëm një kërkesë, çdo kërkesë tjetër është e falsifikuar, në datë 13 dhjetor është dorëzuar kërkesa”, tha ndër të tjera Bardhi.