Aktualitet

Djali flet për babain e shtruar në spital me Covid: Kam harxhuar...

Shkruar nga Liberale
Djali flet për babain e shtruar në spital me Covid: Kam harxhuar...

Një qytetar i cili ka babain të shtruar në spital nga Covid thotë se deri tani ka shpenzuar 700-800 mijë lekë për medikamente. Ai deklaron se babai i tij është në gjendje të rëndë, por shprehet se ka shpresë, pasi beson tek mjekët.

Në një intervistë për News24, ai u shpreh se doktorët duhet të jenë humanë.

“Unë kam paguar 700-800 mijë dhe akoma nuk kam përfunduar. Këto ishin medikamente për të luftuar bronkopneumoninë, sepse janë të njëjta. Babai është në gjendje të rëndë. Ka 10 ditë dhe kam shpresë tek mjekësia. Ai për 5 ditë të tjera them se e fiton betejën. Jam optimist se këta do të vënë dorë. Doktorët dhe mjekësia duhet të jetë humane”, u shpreh qytetari.

Një apel kishte për qytetarët, të cilët duhet të jenë të kujdesshëm. Ndërsa kërksa për kryeministrin Edi Rama ishte që në Fushë Krujë të ketë ambulanca të reja, pasi ato aktualet janë të vjetra.

“Populli shqiptar duhet të jetë koshint për atë çfarë bën. Infeksioni është përhapur shumë. Unë vij nga Italia dhe aty u bë nami për faj të njerëzve. Këtu në fillim ishin 10-15 dhe mund të izoloheshin. Unë shoh nëpër ambulanca…katastrofë. Unë kam edhe një kërkesë për qeverinë dhe Edi Ramën. Të vendosë ambulanca të mira për në Fushë Krujë. Kur unë e kam sjellë babain, ato ambulanca janë për tu hedhur, nuk janë ambulanca ato”, tha qytetari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH