Editorial

Disa gjëra janë në dorë të robit

Shkruar nga Liberale
Disa gjëra janë në dorë të robit

Ervis Iljazaj

Filzofi grek Eruditi në një nga aforizmat e tij më domethënese shkruante se: ‘’ dhimbja më e keqe që njeriu mund të vuajë, është të kuptojë shumë gjëra dhe mos të ketë asnjë pushtet mbi to’’.

Njësoj si dhimbja e madhe dhe kombëtare që ndjemë të gjithë ditën e djeshme,  kur përpara syve tanë në ekrane shfaqeshin pamje dramatike të njërzve që kishin humbur banesat e tyre, apo edhe më keq akoma, jetën e familjarëve të tyre. E megjithatë, edhe pse të gjithë e kuptojmë se nga na erdhi kjo fatkeqësi, asnjë nuk kishte pushtet ta ndalte apo parashikonte atë. Fatkeqësisht ende shkenca nuk ka arritur të parashikojë fenomenet natyrore si tërmetet. E në këtë kuptim,  shumë gjëra nuk janë në dorën tonë.

Por edhe pse fatkeqësi të tilla nuk mund të parashikohen dhe të ndalohen, efektet e tyre sigurisht që mund të reduktohen, dhe kjo është totalisht në dorë të robit.

Përshembull, është në dorë të robit që pas tërmetit të rënë në shtator, shteti shqiptarë të kishte përkujdesjen dhe përgjegjësinë e duhur për të inspektuar shumë nga ndërtesat që u dëmtuan dhe të mos lejonte kthimin në banesë të atyre njërzve. Sepse, shumë prej banesave që u dëmtuan përfundimisht ditën e djeshme, me siguri kanë marrë goditje nga tërmeti i parë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me tërmetin e djeshëm. Shteti shqiptar nuk e ka kapacitetin të kontrollojë  të gjitha shtëpitë e dëmtuara për të evituar  risqet në të ardhmen.

Është në dorë të robit edhe rritja e buxhetit të shtetit për emergjencat civile dhe kapacitet njërzore të këtij sektori. Ishte e habitshme se si ata djem dhe vajza të emergjencave civile me një kurajo të admirueshme kryenin punën e tyre në kushte primitive, në disa raste pa mjete mbrojtëse.

Po ashtu, është në dorë të robit që të cojë përpara drejtësisë persona përgjegjës për lejet e ndërtimit që jepen në rërën e adriatikut, ku hotelet e ndërtuara aty u shkërmoqën si të ishin prej kartoni. Lejet e dhëna në ato kushte, nuk janë as më pak dhe as më shumë tentativë për vrasje.  Të japësh leje ndërtimi në një zonë sismike me ato kritere ndërtimi është një cmënduri kolektive dhe një papërgjeshmëri shtetërore të paimagjinueshme.

Është në dorën tonë gjithashtu, të mësohemi me kulturën e sigurimit të banesës apo edhe të jetës qoftë. Pasi kalon faza e para  e shpëtimit të jetës së njërzve, qyetarët e prekur nga dëmtimet e tërmetit do të bëjnë llogari me dëmet që kanë pësuar. Si gjithmonë në këto raste, do të dergjen në dyert e shtetit shqiptar për të marrë një strehë për të jetuar apo dëmshpërblimet për shtëpitë e humbura, të cilat në shumicën e rasteve nuk vijnë asnjëherë për shkak të pamundësisë që ka buxheti i shteti për të tilla raste.

Është në dorën e shoqërisë shqiptare që në këto raste të jetë solidare, gjë e cila për hir të vërtetës u tregua në nivele të paimagjinueshme. Asnjëherë më parë nuk ka patur një solidaritet njërzor sic ishte ajo e ditës së djeshme. Grupe njërzish, individë apo kompani private ofruan në mënyrë të pakursyer ndihmën e tyre për njërzit e prekur nga tërmeti.

Nëse do të kishim bërë atë që i takon njeriut, pasojat e tërmetit ndoshta nuk do të ishin në këto nivele. Megjithatë, le të shërbejë kjo fatkqësi për të ndërtuar një strukturë shtetërore e cila të jetë në gjendje të përballojë raste të tilla në të ardhmen. Sepse duam apo sduam ne, fatekqësisht mund të ndodhin përsëri. E rëndësishme është që të gjendemi të përgatitur. Sapo të kalojë dhimbja kombëtare e këtij tërmeti dhe përballimi i emërgjencës, duhet me patjetër të fokusohemi te këto tema. Letë bëjmë të pakën atë që i takon robit, sepse atë që i takon zotit  se kemi  ne në dorë. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH