Aktualitet

Digjet pas mesnate një makinë në Delvinë

Shkruar nga Liberale
Digjet pas mesnate një makinë në Delvinë

(Foto ilustruese)

Një makinë është djegur pas mesnatë në qytetin e Delvinës. Sipas burimeve zyrtare, makina është në pronësi të shtetasit me inicialet L.K., banues në Delvinë.

“Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë”, njofton policia.

Sipas saj, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH